Një grua shqiptare Elena Alinj e cila ka jetuar në Amerikë ka vdekur si pasojë e dhunës nga bashkëshorti i saj. Kjo është bërë e ditur  nga familjarët e Elenës të cilët kërkojnë  fonde për të sjellë trupin e saj në Shqipëri.

“Elena ishte nene e devotshme e nje foshnje 11 muajshe e cila fatkeqesisht nuk do arrije ta shohe me kurre nenen e saj. Foshnja tani ka ngelur pa prinder pasi babai i saj nuk eshte i pergjegjshem. Elena erdhi ne Amerike per nje jete me te mire pasi fitoi llotarine amerikane. E vetme, pa asnje te aferm ne Amerike ajo ra prehe e nje njeriu barbar qe mesa duket nuk e kishte njohur mire. Asnjehere nuk eshte ankuar per partnerin e saj qe e ka keqtrajtuar. Derisa te henen ne mengjes pas shume perpjekjesh per tu lidhur me te , u njoftuam qe Elena ka pesuar infrakt ne zemer nga dhuna barbare e partnerit te saj.”, thuhet në njoftimin e familjes

Sipas njotimit të familjes partneri i saj është arrestuar  dhe pritet të dënohet.

Ne kerkojme ndihme nga ju per te derguar trupin e saj ne Shqiperi ku ndodhen te gjithe te afermit e saj dhe e ndjera te prehet ne paqe. Gjithashtu duhet te bejme te pamunduren qe familja ( nena dhe babai) e Elenes te fitoje te drejten per te rritur vajzen e vogel jetime.”, thuhet në kërkesën e familjes./21Media