Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se mbrëmë janë shqiptuar 82 gjoba për mosrespektim të masave antiCovid.

Siç është informuar, ekipe të përbashkëta të policisë dhe inspektorëve të AUV-ut, nga ora 18:30 kanë realizuar kontroll në komunën e Ferizajt dhe të Kaçanikut për zbatimin e Vendimit të Qeverisë për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë.

”Në kuadër të këtij aksioni, janë kontrolluar 70 lokale, ku inspektorët kanë shqiptuar 33 gjoba dhe kanë mbyllur një lokal, ndërsa nga policia janë shqiptuar edhe 49 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat Covid-19”, është bërë e ditur në komunikatën e policisë.

Aksioni i përbashkët i policisë dhe inspektorëve ka vazhduar deri në ora 01:30 të datës 25.04.2021. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka informuar do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave sipas vendimit të Qeverisë./21Media