Vetëm gjatë 24 orëve të fundit për personat që nuk respektuan masat parandaluese për Covid-19 janë shqiptuar mbi 895 gjoba në Kosovë. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

Numri i lartë i rasteve me Covid-19 në Kosovë ka bërë që qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa për parandalimin e përhapjes së infeksionit. Një ndër masat është bartja e obligueshme e maskës në ambientet publike si dhe respektimi i orarëve të lëvizjes./21Media