Kurti tha se reciprociteti është elementi kryesor i raporteve me Serbinë

Kurti tha se reciprociteti është elementi kryesor i raporteve me Serbinë

Kryeminstri në detyrë , Albin Kurti në emisonin ”Click” deklaroi se shqyrtimi i 38 marrëveshjeve me Serbinë nuk është më prioritet siç e kanë menduar.

Kurti tha, se reciprociteti është elementi kryesor i raporteve me Serbinë për të cilin janë zotuar dhe po zbatojnë një implementimi gradual të ti.

”Shqyrtimin e 38 marrëveshjeve me Serbinë nuk e kemi më si top prioriteti siç e kemi menduar në njërën anë  prioritet e kemi luftimin e pandemisë në anën tjetër u ndodhëm në temën e heqjes së tarifës përkatësisht zëvendësimit të saj me reciporcitetin dhe tash reciprociteti është elementi kryesor i raporteve tona me Serbinë me çrast ne jemi zotuar dhe po zbatojmë një implementimin gradual të tij’, tha Kurti. /21Media