ShSKUK: 63 pacientë po trajtohen nga COVID-19

Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në 24-orët e fundit, në trajtim janë 63 pacientë nga COVID-19, prej tyre 29 me oksigjeno-terapi dhe 7 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 11 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë, post-covid;
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë;
Spitali i Pejës, 2 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë;
Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë./21Media

Back to top button