67 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim spitalor
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) sot ka informuar se 67 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme dhe nga ta, 33 janë në oksigjenoterapi dhe 3 në kujdes intensiv.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 10 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spital i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 12 pacientë
Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë.
Siç njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë, në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 439. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Plani pesëjavor për vaksinim gjatë fundjavës, ka përfunduar. Rrjedhimisht, tash qendrat e vaksinimit punojnë vetëm gjatë ditëve të punës. /21Media