Kuptoni pse

Kuptoni pse

Pas 12 muajve me plot angazhime, gjatë festave të fundvitit ju e keni shancën të kaloni kohë me njerëzit më të dashur dhe të jeni të lumtur pa bërë asgjë. Është koha të argëtoheni, të pini çokolatë të nxehtë dhe t’i shikoni filmat e Krishtlindjeve.

1. The Christmas Chronicles (2018)

Është storie rreth dy fëmijëve, vëllau dhe motra, që nuk pajtohen me njëri-tjetrin, por ndodhë që e shoqërojnë Babagjyshin në udhëtimin e tij, pasi ia shkatërrojnë sajën. Ata bëhen përgjegjës për ta ndihmuar Babagjyshin. Ia rregullojnë sajën, e ndihmojnë në dërgimin e dhuratave në kohë deri në mëngjes dhe sjellin shpirtin e festës së Krishtlindjeve në shtëpitë e tyre. Filmi është një përrallë e vërtetë Krishtlindjesh dhe i argëton edhe fëmijët dhe të rriturit.

2. Christmas Inheritance (2017)

Për të vërtetuar se ajo është përgjegjëse, trashëgimtare e një biznesi multimilionësh të babait të saj është e detyruar të udhëtojë pa njohuri me vetëm 100 dollarë në vendlindjen e saj, ku nuk ka qenë kurrë. Ajo ka për të dërguar një paketë speciale Krishtlindjesh, por ndodhë që detyrohet të rri rreth e rrotull për një kohë për të kuptuar disa mësime të rëndësishme nga njerëzit përreth saj. Ky lloj i filmit nuk do ta lë askënd indiferent dhe do t’ua kthejë disponimin për Krishtlindje.

3. Klaus (2019)

Një postier i paqartë nga një familje e pasur dërgohet në një ishull sipër Rrethit Arktik dhe i është thënë se do të ndërpritet pasuria e familjes nëse ai i nuk i dërgon 6 mijë letra. Problemi është që në atë ishull njerëzit rrallë flasin me njëri-tjetrin, e aq më pak i dërgojnë letra njëri-tjetrit. Heroi krijon një plan për t’i shtyrë njerëzit t’i besojnë shërbimeve të tij dhe kështu krijon traditën e Krishtlindjeve. Klaus fitoi zemrat e njerëzve dhe me të vërtetë ky është një film që nuk duhet ta humbisni, transmeton rtv21.tv

4. Let it Snow (2019)

Ky film tregon storiet e disa të rinjve, secili nga ta përballet me nga një problem në vendet e tyre të vogla në festën e Krishtlindjeve. Ata bëjnë gabime gjersa përpiqen të kuptojnë jetërat e tyre, dhe dita i bën bashkë ata. Është një përzierje e dashurisë, shoqërisë, familjes dhe shpirtit të festave, që e bëjnë “Let it Snow” një film të parezistueshëm që shikuesit tashmë e duan thellësisht.

5. A Christmas Prince (2017)

Një gazetare depërton në shtëpinë mbretërore duke pretenduar se është tutore e shkollës, me qëllim që të kuptojë sa më shumë rreth princit skandaloz të Aldovias – sidoqoftë, e vërteta është krejtësisht ndryshe dhe më e thellë sesa që mund ta imagjinojë dikush. Kështu që ajo duhet të vendosë se çfarë të bëjë – të shkruajë një artikull të bujshëm që do të ndikojë në karrierën e saj apo ta ruajë dashurinë dhe sekretin e atyre që i ka miq. Kjo storie e këtij filmi është e gjitha që ju duhet për një natë të gjatë.

6. A Wish for Christmas (2016)

Sara Thomas ka disa idea briliante, por nuk i merr meritat që i takojnë sepse shefi i saj pretendon se janë idetë e tij. Kur kjo përsëritet disa herë, ajo lufton për veten dhe dëshira e saj e Krishtlindjes realizohet. Me kurajon që ka, ajo pranon disa mundësi tjera, të cilat nuk i kishte aq afër dhe vazhdimisht arrin sukses, por problemi është që dëshira i plotësohet vetëm për 48 orë. Është një film i mirë dhe relaksues, por shtron temat e vetëbesimit dhe rëndësisë së familjes, të gjitha të kornizuara në frymën e Krishtlindjes.

7. Last Christmas (2019)

Një grua e re në moshë që ëndërron të bëhet këngëtare, punon në një dyqan krishtlindjesh për një vit si një kukudh. Një ditë takohet me Tomin dhe takimi i tyre e inkurajon atë të bëjë ndryshime në jetën e saj për të mirë.

Shkëlqejnë aktoret Emilia Clarke dhe Emma Thompson, dy aktore me nam botëror./21Media