Pos vendimit të Qeverisë së Kosovës që ndaloi veprimtarinë e shumë bizneseve për vikend, Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim tjetër, për shtatë komuna ku gjendja paraqitet më e rëndë me COVID-19.

Qytetarët në komunat Prishtinë, Fushë-Kosovë, Gjilan, Obiliq, Gjakovë, Podujevë dhe Shtimje nuk do të mund të kenë hyrje dalje.

Masa do të vlejë nga ora 20:00 e së premtes deri në orën 05:00 të së hënës.

Ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve përveç:

1.1. Personelit shëndetësor dhe personelit të sigurisë;

1.2. qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë);

1.3. operatorëve ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit;

1.4. kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike;

Obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19;

Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Ministria ka bërë paralajmërim se çdo komunë tjetër që hyn në zonën e kuqe të infeksionit për kokë banori, do të karantinohet.

Vendimi hyn në fuqi ditën e sotme./21Media