Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe shtatë raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke e çuar numrin e të infektuarve në 1032.

Sot më 23 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 306 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

IKSHPK-ja njofton se rastet e reja janë raste kontakti.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK-ja njofton se edhe tre persona janë shëruar në Kosovë, teksa numri i të shëruarve ka shkuar në 785./21Media