Policia në Panama po heton vdekjen e shtatë të rinjve, trupat e të cilëve u gjetën në një zonë të pyllëzuar pranë një liqeni të shtunën.

Viktimat, katër gra dhe tre burra të moshës midis 17 dhe 22 vjeç u gjetën pranë Liqenit Gatun, 80 km në veri të kryeqytetit.

Ata kishin qenë në një grup prej 14 vetash duke bërë një udhëtim në liqen. Të shtatë që shpëtuan thanë që dy burra të armatosur i kishin sulmuar ata.

Një person është arrestuar, sipas zyrës së prokurorit publik, transmeton rtv21.tv.

Grupi prej 14 vetash ishte nisur të premten për të shëtitur në liqen, njoftoi agjensia e lajmeve Efe.

Disa nga viktimat kishin lëndime në përputhje me plagët me armë zjarri, u tha gazetarëve prokurori, Adolfo Pineda.

Ende nuk është përcaktuar motivi për sulmin. Autoritetet po kontrollonin zonën ku ishin zbuluar kufomat./21Media