Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1744 testime, nga të cilat janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 421 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë edhe 7 persona dhe 118 persona janë shëruar.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë, 15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër, 11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë, etj.

Aktualisht në spitalet Covid, po trajtohen 346 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë: një 58-vjeçare, një 59-vjeçar, një 63-vjeçar, një 78-vjeçar nga Tirana, një 67-vjeçar nga Lushnja, një 70-vjeçar nga Durrësi një 76- vjeçar nga Skrapari.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 22.721 raste, prej tyre 11.696 janë shëruar, 10.482 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 543 persona.