Një ditë pasi 4 fëmijë dhe 1 grua lanë kampin famëkerq të Al Hawl në Siri, me ndërmjetësiminj e qeverisë shqiptare, ka ndezur shpresën edhe te familje të tjera, të cilat kanë njerëzit e tyre në këtë kamp.

Edhe gjyshërit Asije dhe Dylber Shuli në fshatin Zagorçan të Pogradecit tashmë kanë nisur të shpresojnë se edhe të afërmit e tyre do të kthehen në shtëpi.

Ata kanë ndjekur me detaje çdo zhvillim dhe kërkojnë që shteti të vazhdojë përpjekjet për të kthyer familjarët e tyre.

Informaconet në media se mbesa e tyre Elona Shuli nuk do të kthehet dhe se është radikalizuar ata i hedhin poshtë, pasi komunikimin me të e kanë pasur vetëm 3 ditë më parë ku ajo thoshte se do që të kthehet në shtëpi, por njëkohësisht është e tmerruar nga frika se ushtarët mund t’iu bëjnë keq nëse dalin.

Gjatë kohës që janë marrë disa prej fëmijëve shqiptarë në kamp, Elona me djalin dhe pjesën tjetër të familjes nuk janë gjetur në çadër, duket se dikush i kishte gënjyer se do t’iu bënin keq dhe i kishte zhvendosur nga çadra.

Gjyshërit Shuli kanë 7 vjet që përpiqen t’i kthejnë në shtëpi dhe vazhdon t’i mbajë gjallë shpresa se shteti do t’i kthejë ata pranë tyre, ata apelojnë me zemër në dorë që shteti dhe kryeministri të bëjmë të pamundurën që fëmijët e mbetur jetimë të kthehen.

Krenar Shuli, së bashku me bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tij është larguar nga Shqipëria në 24 tetor të vitit 2013./oranews