Sot bëhen shtatë vjet që kur ka rënë në krye të detyrës polici Enver Zymberi

Sot bëhen shtatë vjet që kur ka rënë në krye të detyrës polici Enver Zymberi

Enver Zymberi ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002. Ai u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Enver Zymberi u qëllua gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Policia e Kosovës ka paraparë që sot të zhvillojë disa aktivitete për të nderuar policin e rënë në aksionin që filloi më 25 korrik të vitit 2011.

Gjatë ditës së sotme do të bëhen homazhe te lapidari i tij në Prishtinë si dhe te varrezat në fshatin Dubovc të Vushtrrisë. Policia më pastaj do të vizitojë familjen e tij në Vushtrri.

Gjithashtu nga ora 18:00 në Mitrovicë për nder të policit mbahet vrapimi tradicional “Vrapojmë shtigjeve të Enver Zymberit”.

Enver Zymberi është shpallur hero i Kosovës me urdhër të ish-presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga./21Media