Në brigjet e Mauritius janë gjetur 17 delfinë të ngordhur. Shumë debate janë ngritur mbi shkaqet, disa pretendojnë se shkaku i ngordhjes së delfinëve është katastrofa e rrjethjes së naftës nga çisternat e fundosura.

Ambientalistët për BBC u shprehën se ngordhja e tyre është shkaktuar prej naftës së dalë nga çisterna japoneze, e cila më 25 korrik u përplas me një shkëmb koralor duke shkaktuar derdhjen e mijëra ton naftë.

Ministri vendas i peshkimit në një deklaratë të dhënë tha se “në pamje të parë” ngjarja nuk kishte lidhje me incidentin e rrjedhës.

Trupi i pa jetë i delfinëve po i nënshtrohet një ekspertize për të kuptuar shkakun e ngordhjes së tyre.

Pamjet e delfinëve të cilët qarkulluan me shpejtësi në media shkaktuan zemërim tek qytetarët.

“Të zgjohesh këtë mëngjes për të parë kaq shumë delfinë të ngordhur në bregdetin tonë është më e keqe se një makth”-  u shpreh njëri nga banorët.