Sot në Prishtinë nga qentë endacak është kafshuar një grua shtatzënë. Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai tha se përkundër qindra mijëra eurove të shpenzuara nga Komuna kjo çëshjte nuk mund të zgjidhet nga komunat veç e veç. Pasi sipas tij, situata me qentë endacak është alarmante në çdo Komunë të Republikës së Kosovës.

“Edhe njëherë javën e kaluar të gjitha Komunat përmes Asociacionit në takim urgjent me AVUK kërkuam strategji emergjente për dalje nga kriza por hasëm në vesh të shurdhër thua se është thjeshtë çështje administrative. AVUK ka marr buxhet 1.3 milion euro për krejt Kosovën për këtë çështje por sot jemk më keq se që kemk qenë. Ligji kërkon që qentë endacak të trajtohen dhe të KTHEHEN në rrugë. Vetëm veterinari i certifikuar mund të vendos për eutanazimin e qenit dhe vetëm në qoftë se është i sëmurë.”, shpjegoi ai.

Andaj, Ahmeti i ka ftuar presidentin, kryeministrin dhe deputetë, të japin përgjigje për çështjen e qenëve endacak ose, siç u shpreh ai, ta shpallni gjendjen emergjente për ta trajtuar situatën.
“Ose jepni Komunave përgjegjësinë e plotë ose shpallni gjendjen emergjente për ta trajtuar situatën! Kur të kemi viktima, mos të vajtojmë!”, përfundoi ai.  /21Media