Një shtëpi e vogël në mes të një autostrade në Kinë u bë sensacion në mediet sociale. Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e botës, ndërkohë që qeveria kineze mundohet ta bindë pronaren e saj që ta lëshojë atë vend, sepse për shkak të refuzimit që ta shes atë, ka prishur fare projektin e autostradës.

Ka dhjetë vite që pronarja e kësaj shtëpie refuzoi ta shes shtëpinë.  Në fakt, kjo nuk është shtëpia e vetme që nuk u shemb për ndërtime të reja në Kinë.

Pronarja e saj, zonja Liang, ka treguar se qeveria nuk i ka ofruar vend për banim në ndonjë vend të përshtatshëm, më saktësisht, se i ka ofruar banim pranë një morgu.

Por, ajo po ashtu ka thënë se nuk mërzitet fare që po përballet me pasoja dhe ajo më e rëndësishmja, se nuk mërzitet aspak se çfarë thotë bota për të. Sipas saj, edhe pse është e varfër, në shtëpinë e saj ndihet shumë rehat.

Interesante po kështu në tërë këtë është se shtëpia në mes të autostradës që nga lart duket si një gozhdë, u bë sensacion në mediet sociale, që do të thotë se ajo tashmë ka marrë vëmendjen e botës. Ndërkohë që qeveria kineze mundohet ta bindë zonjën Liang që ta lëshojë atë, kuptohet në kompensim. /21Media