Një shtetas i huaj është arrestuar sot në mesditë në qendër të Prishtinës, pasi ka vjedhur një çantë nga një person.

Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha ka thënë se njësia policore menjëherë ka reaguar me shpejtësi, ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar, mashkull shtetas i huaj.

Sipas tij, gjatë arrestimit të personit të dyshuar, i njëjti i ka rezistuar arrestimit nga policia duke i sulmuar zyrtarët policorë dhe duke iu shkaktuar lëndime trupore dy prej zyrtarëve.

“Zyrtarët policor kanë arrit që ta vënë nën kontroll duke e arrestuar të dyshuarin i cili është dërguar për trajtim mjekësor-psikiatrik”, ka thënë për kp zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.