​Shtetasja serbe ndalohet në Jarinje, dyshohet për falsifikim dokumentesh

Një rast i falsifikimit të dokumenteve është regjistruar në pikën kufitare Jarinje.

Sipas Policisë, mbrëmë në pikë kalimin kufitar Jarinje është ndaluar një e dyshuar femër, shtetase e Serbisë, pasi që gjatë kontrollit ka prezantuar letërnjoftim dhe patentë shoferi që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Me urdhër të prokurorit, dokumentet e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa e dyshuara është proceduar në procedurë të rregullt.

Back to top button