Sot, Qeveria e Serbisë miratoi një vendim që u mundëson shtetasve të Shqipërisë të hyjnë në territorin e Serbisë pa një dokument udhëtimi por me letërnjoftim.

Sot, Qeveria e Serbisë miratoi një vendim që u mundëson shtetasve të Shqipërisë të hyjnë në territorin e Serbisë pa një dokument udhëtimi por me letërnjoftim.

Vendimi është rezultat i një marrëveshje ndërshtetërore të nënshkruar midis dy vendeve, e cila do të lehtësojë rrjedhën e njerëzve, mallrave dhe kapitalit dhe gjithashtu siguron një mundësi për zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, njoftoi Qeveria e Beogradit pas seancës.

Siç është thënë, zbatimi i vendimit krijon parakushte shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkencor, arsimor, sportiv dhe kulturor midis dy vendeve, njofton gazeta Danas e Beogradit./21Media