Italia, Gjermania, Franca dhe Holanda kanë arritur një marrëveshje me gjigantin farmaceutik, AstraZeneca për furnizimin e evropianëve me vaksinë kundër COVID-19, tha ministri italian i shëndetësisë, Roberto Speranza.

Marrëveshja e nënshkruar është për 400 milionë doza të vaksinës, që është duke u testuar nga Universiteti i Oksfordit në Britani të Madhe. Faza e eksperimentimit pritet të përfundojë këtë vjeshtë.

Ministri italian ka shtuar se kontingjenti i parë i vaksinës mund të jetë në dispozicion kah fundi i vitit./21Media