Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të përcaktohet nga një pjesë e shteteve, të cilat do t’i fitojë ose presidenti amerikan, Donald Trump, ose sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden.

Ato luajnë rol kritik në mbledhjen e 270 votave elektorale që duhen për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Nga 13 shtete kritike, në shtatë ende nuk dihen rezultatet, katër i ka fituar Trump, ndërsa dy Biden.

Për shkak të rritjes së numrit të votave përmes postës, pas shpërthimit të pandemisë me koronavirus, publikimi i rezultateve përfundimtare mund të marrë disa ditë./REL