Shtime, arrestohet 29 vjeçari që po kërkohej nga Policia

Policia e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kanë arrestuar personin me inicialet E.M/29 vjeç i cili po kërkohej nën dyshimin se ka kryer vepren penale “Lëndim i rëndë trupor”.
29 vjeçari është arrestuar sot rreth orës 14:00 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime.
E.M ishte kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, mirëpo i njëjti nuk ishte paraqitur në seancat gjyqësore dhe për këtë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj./21Media

Back to top button