Shtime, arrestohet 48 vjeçari për dhunë në familje

Policia rajonale e Ferizajt ka arrestuar një person i identifikuar si B.S/48 vjeç/ shtetas i Gjermanisë, për dhunë në familje.
Policia njoftoi se i njëjti kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me bashkëshorten, me inicialet H.S/37 vjeç.
48 vjeçari dyshohet se ka tentuar t’i marrë fëmijët me dhunë.
Sipas Policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkaq 37 vjeçarja është kthyer te prindërit e saj./21Media

Back to top button