Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se edhe 1500 specializantë do t’i bashkangjiten institucioneve shëndetësore në të gjitha nivelet, 70 prej tyre janë nga Lugina e Preshevës.

“Duke përfshirë dhe mbulu nevojat  imediate që i ka vënë në pah pandemia mos të kemi ikje të mjekëve të cilët me mundin dhe sakrificën e prindërve të tyre janë shkolluar janë angazhuar dhe ne do të kujdesemi për ta”, tha Zemaj në një konferencë për media.

Ai njoftoi se për arsyen e lartcekur janë shtuar edhe 400 specializantë shtesë nga sa kanë konkuruar.

“Janë në proces të konkurrimit, vlerësimi është duke u bë nga bordi. Konkursi ka qenë për 1.034 vende, kërkesa është të kalojmë edhe për 400 shtesë. Janë 1500 që kanë konkurruar dhe besojmë se kjo shtesë është e mjaftueshme”., bëri të ditur Zemaj.

Për situatën epidemiologjike kreu i shëndetësisë tha se momentalisht janë në situatë të mirë.

Sa i përket hapjes së kufirit me Maqedoninië e Veriut  Zemaj tha se shpreson që nesër qeveria e Maqedonisë së Veriut do të largojë nevojën që qytetarët e Kosovës të hynë në këtë vend me testin negativ të RT-PCR./21Media