Shtohen kolonat në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në cilat pika kufitare ka fluks më të madh të bashkatdhetarëve që po vinë për pushime në Kosovë.

Pritje më të gjata sipas përditësimit të fundit, të bërë në ora 09:09 ka në Merdarë, deri në dy orë. Po aq pritje ka edhe te Dheu i Bardhë. Pritje deri në një orë ka edhe në Jarinjë.

Në pikat tjera kufitare pritjet për të dalë nga Kosova nuk janë më shumë se 10-15 minuta./21Media

Back to top button