Objekti i Qeverisë së Kosovës tashmë është rrethuar me policë. Pas heqjes së rrethojave, tashmë kërkohet prezencë më e madhe e zyrtarëve për të ruajtur sigurinë.

Kjo ka ndodhur pas tensionimit të situatës pranë objektit të Kuvendit të Kosovës. Me thirrjen “Rroftë qeveria Kurti”, po vazhdojnë protestën teksa kanë provuar të thyejnë kordonin e Policisë për të hyrë brenda Kuvendit.

Mirëpo VV thotë se nuk ka thirrur këtë protestë sot para Kuvendit.

Ndërkohë, në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti.