Sipas të dhënave të fundit, numri i njerëzve që humbën jetën nga tërmeti në Izmir ka shkuar në 49.

896 njerëz mbetën të lënduar si pasojë e tërmetit, ndërsa 214 prej tyre janë ende duke u trajtuar në spitale, transmeton rtv21.tv.

Sipas deklaratës së bërë nga AFAD, ka pasur 850 pas-tronditje, 40 prej të cilave ishin me magnitudë mbi 4 shkallë.

Puna e kërkim-shpëtimit po vazhdon në 8 ndërtesa./21Media