Shtohet qarkullimi në sektorin e shërbimeve, tregtia në vendin e parë

Anketa e realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), lidhur me qarkullimin në sektorin e shërbimeve në vend, për muajin janar të vitit 2023, tregon se këtij sektori iu shtua puna, së bashku me të dhe punësimi.

Sipas raportit të ASK-së, tregtia mbetet faktori kryesor në këtë rritje.

“Në muajin janar të vitit 2023, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Janar 2022) kishte rritje te këto grupe: Tregtia 36.7%, Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë 32.7%, Informacioni dhe Komunikacioni 24.5%, Hotelet 20.5%, Transporti dhe Magazinimi 17.2%, Bar-Restorantet (8.5%); dhe Agjencitë e udhëtimit 1.2%”, thuhet në raport.

Ndërsa, numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Janar 2022) kishte rritje te këto grupe: Tregtia (37.0%); Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë (19.3%); Informacioni dhe Komunikacioni (12.1%); Transporti dhe Magazinimi (11.6%); Agjencitë e udhëtimit (5.0%); dhe Bar-Restorantet (3.2%). Kurse ka një rënie te Hotelet me (-1.2%).

Back to top button