Kaloni te përmbajtja kryesore

Shtrohet iftar për banorët e ndërtesës së djegur

Donacione për të mbijetuarit e zjarrit në Londër

Bashkësia lokale myslimane nga Londra organizoi sonte iftar në rrugë për banorët e ndërtesës Grenfell Tower, të cilët humbën gjithçka nga shpërthimi i zjarrit.

Vullnetarët nga shoqata Penny Appeal vendosën të shtrojnë iftar për të gjithë banorët që kanë jetuar në ndërtesën shumëkatëshe.

Gjatë kohës së iftarit ata u shërbyen me ujë, lëngje, bukë, gjellë dhe pemë.

Ndryshe, qindra njerëz kanë dhënë donacion rroba dhe ushqime, ndërsa janë lansuar kampanja të shumta për mbledhjen e të hollave për banorët që kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Deri më tash janë mbledhur më shumë se 3,4 milionë euro.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button