Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se janë shtyer edhe fluturimet për tri ditët e ardhshme. Lidhur me këtë, ANP ka sygjeruar udhëtarët që për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimet, t’i kontaktoni kompanitë ajrore.

“Të nderuar udhëtarë në pritje të udhëtimit, Ju informojmë se fluturimet e datës 19, 20 dhe 21 Qershor 2020, janë anuluar. Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore.”, thuhet në njoftimin e ANP-së./21Media