Vendimin e mori Komiteti Ekzekutiv i EHF-së sot

Vendimin e mori Komiteti Ekzekutiv i EHF-së sot

Federata e Hendbollit të Kosovës njofton se janë shtyrë ndeshjet e kombëtareve të reja në hendboll. Sipas njoftimit, gjatë verës Kombëtaret U20 dhe U18 të Kosovës në hendboll (meshkujt) është dashur të paraqiten në kampionat evropian, Divizioni B.

“Kombëtarja U20 është dashur të garojë në Letoni, ndërsa Kombëtarja U18 në Mal të Zi. Por këto kampionate janë shtyrë. Vendimin e mori Komiteti Ekzekutiv i EHF-së të premten. Sipas njoftimit të EHF-së, do të analizohet situata nëse garat e të rinjve mund të mbahen në janar të vitit të ardhshëm. Për janar janë shtyrë edhe kampionatet e Divizionit A.”, thuhet në njoftim.

Vendimi përfundimtar nëse kampionatet do të mbahen në janar do të merret në qershor nga Komiteti Ekzekutiv. Po ashtu është bërë e ditur që shorti për kualifikimet për “Euro 2022” do të tërhiqet më 16 qershor. Në atë short do të jetë edhe kombëtarja jonë./21Media