Xhirimet e edicionit special të “Friends” për transmetim në HBO Max, janë shtyrë edhe njëherë për shkak të pandemisë, megjithatë aktorja Jennifer Aniston është optimiste.

Në një intervistë ajo u shpreh: “Jam shumë e trishtuar që ne jemi detyruar të shtyjmë serish xhirimet. Por kjo na ka dhënë më shumë kohë për të bërë gjithçka edhe më tërheqëse dhe argëtuese. Kështu që unë zgjodha që gota të jetë gjysmë e mbushur. Shikoni, ne nuk do të shkojmë askund. Ju kurrë nuk do të shpëtoni nga “Friends”.

Xhirimet e këtij edicioni special ishin paraparë të nisin në mes të muajit mars, por kur pandemia ndërpreu të gjitha aktivitetet, u shtyen për në muajin maj. Kështu u anuluan përsëri, dhe nuk ka ndonjë datë specifike.

Në këtë edicion special do të luajnë edhe yjet Courtney Cox, Lisa  Kudrow, David Schwimmer, Matt LeBlanc dhe Matthew Perry./21Media