Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale sot informoi se është shtyrë afati i lajmërimit të pensionistëve të Republikës së Kosovës në zyrat e administratës deri më 31 dhjetor 2020.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes këtij njoftimi, njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës (duke përfshirë edhe përfituesit e skemave të kategorive të luftës), të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e administratës së pensioneve nga muaji mars 2020 e nuk janë lajmëruar për shkak të pandemisë Covid 19, me qellim të shmangies së grumbullimeve para sporteleve,  shtyhet afati i lajmërimit deri më 31 dhjetor 2020, do të thotë se deri në fund të dhjetorit 2020 nuk do të suspendohen nga pagesa.”, u bë e ditur në komunikatën e ministrisë.

Në njoftim kërkohet që të gjithë pensionistët që paraqiten gjatë kësaj periudhe në këto zyra, t’iu përmbahen rekomandimeve që dalin nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe nga Ministria e Shëndetësisë, që janë përveç tjerash, bartja e maskave dhe ruajtja e distancës.