Shtyhet afati kohor për zgjedhjet në veri

Afati kohor për zgjedhjet në veri është shtyrë deri më 28 nëntor

Komisioni Qendror Zgjedhjeve, ka vendosur që të ndryshojë afatin e aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat veriore të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se ky afat do të shtyhet deri më 28 nëntor të vitit 2022.
“Sipas vendimit të KQZ-së, afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve i paraparë të përfundojë më 21 nëntor është shtyrë deri më 25 nëntor 2022. Rrjedhimisht, është shtyrë edhe afati për vendimmarrjen e KQZ-së për certifikimin ose jo të subjekteve politike dhe kandidatëve nga 26 nëntori në 28 nëntor 2022. Po ashtu, KQZ-ja ka ndryshuar edhe afatin për emërimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në katër komunat ku do të mbahen zgjedhjet. Sipas vendimit të KQZ-së ky afat do të shtyhet deri më 28 nëntor 2022”, ka thënë Elezi.

Back to top button