Nata më e madhe e filmit është shtyer për herë të parë në 40 vjet si pasojë e pandemisë. Bordi i guvernatorëve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave, bënë të ditur të hënën se edicioni i 93-të i “Oscars” nuk do të mbahet më 28 shkurt 2021 siç ishte planifikuar. U tha se ky edicion do të mbahet më 25 prill 2021.

“Për më shumë se një shekull, filmat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ngushëllimin, frymëzimin dhe argëtimin tonë gjatë kohërave më të errëta”, thuhet mes tjerash në një deklaratë nga presidenti i Akademisë, David Rubin dhe CEO Dawn Hudson.

Përveç vonesës, Akademia ra dakord të zgjasë dritaren e pranueshmërisë për filmat, e cila zakonisht i përgjigjet vitit kalendarik. Pranimi i filmave për këtë edicion do të zgjasë deri më 28 shkurt 2021./21Media