Është shtyrë ndeshja e xhiros së 15-të në Premier Ligën angleze ndërmjet Evertonit dhe Manchester Cityt.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Manchester Cityt, në të cilën është bërë e ditur se shtyrja e ndeshjes së planifikuar për sonte në ora 21:00, ka ardhur pasi brenda skuadrës ka persona të infektuar me COVID-19.

Emrat e të infektuarve nuk janë bërë të ditur nga ana e klubit.