Dhomat e Specializuara të Kosovës sot informuan se paraqitja e parë e nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinajt është shtyrë.

Sipas njoftimit, paraqitja e Nasim Hardianjt do të bëhet të premten, më 18 dhjetor në orën 14:00.

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj është arrestuar më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës./21Media