Premiera e “No Time To Die” tashmë ishte  zhvendosur nga muaji prill në nëntor për shkak të pandemisë.

Filmi tani është shtyrë më tej deri në 2 prill të vitit 2021 “në mënyrë që të shihet nga një audiencë teatrore në mbarë botën”, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të filmit.

“Ne e kuptojmë që vonesa do të jetë zhgënjyese për fansat tanë, por tani shpresojmë të ndajmë “No Time To Die” vitin e ardhshëm”, thuhet tutje në deklaratë.

“No Time To Die” do të jetë paraqitja e fundit e Daniel Craig si agjent i shërbimit sekret britanik, transmeton rtv21.tv.

Filmi i fundit i Bond, “Spectre”, mori gati 900 milionë dollarë në arka në të gjithë botën në vitin 2015./21Media