Prodhimi i filmit “Jurassic World: Dominion” u anulua për dy javë. Kjo ndodhi pasi që disa anëtarë të stafit realizues të tij dolën pozitiv në testet e COVID-19.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur regjisori Colin Trevorrow përmes një njoftimi në Twiter. Ai shkroi se disa anëtarë të ekipit realizues të filmit kanë dale pozitiv në testet e COVID-19. Pas dy javësh, u është bërë edhe një herë testi, dhe kanë dalë negativ, mirëpo, për sigurinë e stafit, do të pauzojnë edhe për dy javë, ka shkruar ai.

Xhirimet e kësaj aventure me dinozaurë filluan në korrik në Angli, normalisht duke iu përmbajtur rregullave për parandalim të përhapjes së COVID-19.

Regjisori Trevorrow nuk ka treguar se cilët nga stafi realizues i filmit kanë dalë pozitiv në test.

“Jurassic World: Dominion” është filmi i dytë i rëndësishëm Hollivudian të cilit iu anulua prodhimi. Në këtë rrjedhë, u anulua edhe prodhimi i filmit të Warner Bros “The Batman”, kjo pasi që aktori Robert Petinson, i cili luan rolin e Betmenit, doli pozitiv në testin e COVID-19.

“Filmi Jurassic World:Dominion” është vazhdimësi e filmit të vitit 2018 të titulluar Jurassic World: Fallen Kingdom.

Ai njëherësh është filmi i gjashtë me radhë në radhë të filmave Jurassic Park, ndërkaq i treti në radhë të serisë së filmave Jurassic World.

Kompania prodhuese e Betmen, Universal Pictures ka njoftuar se lansimi i këtij filmi është shtyrë për qershor 2022.