Seanca është shtyrë për 13 mars

Seanca është shtyrë për 13 mars

Është shtyrë seanca e jashtëzakonshme e thirrur për “bllokimin e KQZ-së nga Presidenti”, e paraparë që të mbahej të mërkurën, më 6 mars për shkak të manifestimit shtetëror të Epopesë së UÇK-së.

Për shkak të manifestimit shtetëror të Epopesë së UÇK-së, më datë 5, 6 dhe 7 mars, deputeti Sami Kurteshi, në emër të deputetëve nënshkrues, ka kërkuar shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme “lidhur me bllokimin e KQZ-së nga Presidenti”, e paraparë të mbahet të mërkurën, më 6 mars, në orën 10:00.”, bëhet e ditur në komunikatën e dërguar nga Kuvendi.

Kjo seancë është  kërkuar që të mbahet më 13 mars 2019, nga ora 10:00.

Ndërsa, sot në orën 10:00 është paraparë të fillojë seanca e jashtëzakonshme për debatin parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë për ndarje të mjeteve financiare nga shpenzimet e paplanifikuara. Por, në emër të propozuesve të kësaj seance, deputeti Driton Selmanaj, kërkoi shtyrjen e seancës, me arsyetimin se deputetët e pozitës nuk po marrin pjesë për shkak të manifestimeve për Epopenë e UÇK-së.

Propozimi ishte që kjo seancë të mbahet me 12 mars, megjithatë vendim do të marrë Kryesia e Kuvendit./21Media