Shtyhet seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve
17 Dhjetor 2020
Është shtyrë për 45 minuta seanca e re në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Kështu ka bërë të ditur Gjykata Speciale në njoftimin në faqen e tyre.
Seanca ishte paraparë të fillonte në ora 11:00.
E njëjta do të jetë si një konferencë mbi ecurinë e çështjes, ashtu siç ishte mbajtur më 18 nëntor.
Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00.
Po ashtu, ka kërkuar nga Prokuroria e Specializuar që të njëjtat t’i dërgojë deri më 14 dhjetor në orën 16:00./21Media