Shtyhet seanca ndaj Thaçit e të tjerëve

 

Gjykata Speciale ka njoftuar sot se seanca e ardhshme ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e paraparë të mbahej të enjten, do të shtyhet për 16 shkurt.

Sipas njoftimit të publikuar, seanca e ardhshme do të mbahet më 16 shkurt me fillim prej orës 11:00.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty./21Media

Back to top button