Shtyhet seanca për rastin “Monstra”

Sot ishte paraparë që të dënuarit të dalin para Gjykatës Supreme

Gjykata Supreme shtyu seancën në të cilën duhej të diskutoheshin ankesat e gjashtë të dënuarve në rastin e njohur si Monstra.

Një nga avokatët e të dënuarve nuk ka qenë i ftuar sipas rregullores dhe duke pasur parasysh se i njëjti përfaqëson disa nga të akuzuarit prania e tij ishte e patjetërsueshme.

Gjithashtu Prokurorja i prokurorisë publike para gjykatës penale gjashtë anëtarëshe kërkoi nga Gjykata Supreme, që për të siguruar sundimin e ligjit, ti sigurojë faktet e reja të cilat i posedojnë institucionet tjera, duke pasur fjalën për materialet e përgjuara që posedon PPS. Në mënyrë kërkoi që të marrë një vendim i bazuar në ligj. Kërkesa e Prokurorisë Publike e mbështeti edhe mbrojtja.

Seanca u shty për 9 qershor./21Media

Back to top button