Shumica e kinemave në botë vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të pandemisë. Kjo gjendje ka bërë që Studioja filmike Warner Bros ka shtyrë debutimin e filmit vazhdimësi me superheroinë “Wonder Woman 1984”.

Ky film u caktua të shfaqet në ditën e Krishtlindjes. Vendimi për këtë u mor pasi që shumë kinema vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të pandemisë së COVID-19.

Filmi Wonder Woman 1984 ishte caktuar të lansohej në kinema me 2 tetor 2020, por u shty për 25 dhjetor të këtij viti.

Regjisorja e filmit Patty Jenkins , në një deklaratë me këtë rast ka thënë se e di se sa është e rëndësishme që të sjell këtë film për fansat e saj në ekranin e madh, andaj shpreson se ata nuk do të ndihen keq që duhet të shtyjnë datën e lansimit të tij edhë pakëz më gjatë.

Studiot filmike kanë filluar t’i shtyjnë datat e lansimit të filmave që disa muaj për shkak të pandemisë.

Disa kinema janë rihapur me kapacitet të limituar, përfshirë këtu në Kinë që përbën tregun e dytë në botë sa i përket filmit. Por në SHBA, kinematë vazhdojnë të jenë të mbyllura në qendra të mëdha ku ndodhen kinematë, si në Los Angjelos e Nju Jork.

Warner Bros, testoi këtë treg me lansimin e filmit Tenet të regjisorit Christopher Nolan kah fundi i muajit të kaluar. Ky film, prodhimi i të cilit kushtoi më shumë se $200 milion, gjatë vikendit të kaluar nga shitja e biletave në mbarë globin fitoi  $146.2 milionë.

Bllokbasteri tjetër hollivudian që do të lansohet është “Black Widow”, prodhim i studios filmike Walt Disney Co’s Marvel. Ai do të lansohet me 6 nëntor 2020. E filmi i James Bond-it  “No Time to Die , i Universal Pictures , do të lansohet me 20 nëntor 2020. /21Media