Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se ka shtyrë vazhdimin e seancës për dialogun.

Seanca ishte paralajmëruar të mbahet sot në ora 10:00.

Siç bëhet e ditur në njoftim shtyerja është bërë me kërkesë të propozuesit të rezolutës dhe në pajtim të grupeve parlamentare.

Ndërkohë ende nuk është vendosur koha se kur do të mbahet kjo seancë. /21Media