Vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren do të shtyhet për shkak të koronavirusit. Kështu ka njoftuar shoqata “Trojet e Arbrit” dhe Drejtoria e Administratës e Komunës së Prizrenit. Vendosja e Monumentit ka qenë e planifikuar të bëhet më 6 maj 2020 në Prizren.

“Shkaku i shtyrjes është Virusi Korona i cili e ka bllokuar jetën shoqërore jo vetëm në Prizren por në mbarë globin. Për datën e vendosjes së Monumentit do t´iu njoftojmë me kohë.Kjo do të bëhet karrshi rrethanave dhe kohës së kalimit të epidemisë si dhe mundësisë së organizimit të tubimeve publike.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, për datën e re të vendosjes së monumentit do të njoftoheni me kohë në mënyrë që ta keni mundësinë e pjesëmarrjes./21Media