Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj pas disa vitesh mungesë në skenën muzikore po rikthehet me këngë të reja.

Shumë shpejt do të publikohet një këngë e re nga Anxhelina dhe këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes Instagramit.

26 vjeçara e cila ka kohë që jeton në Amerikë, në studiot atje po punon për projektet e reja.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by A N X H E L I N A (@anxhelina)

Përndryshe, Anxhelina ka dy këngë të publikuara në shqip, “Kopje pa kuptim” me klip dhe “Kjo jetë s’mjaftoi” me të cilën në vitin 2011 u paraqit në festivalin Top Fest. /21Media