Shumë biznese afër kolapsit, në rrezik mijëra vende pune
Oda Ekonomike Amerikane kritikon zvarritjen e zbatimit të pakos emergjente fiskale
Pikërisht për pasojat e mëdha në ekonomi dhe për zvarritjen e zbatimit të pakos emergjente fiskale reagoi edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. Vlerësoi se shumë biznese janë afër kolapsit dhe janë në rrezik shuarjeje mijëra vende pune. E ndjekim deklaratën e drejtuesit të Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka.