Zëdhënësja e Aeroporti ‘’Adem Jashari’’, Valentina Gara në një konferencë për media deklaroi se aeroporti nuk ka qenë i mbyllur asnjëherë, por siç tha ajo, ‘’për shkak te vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovë, kemi pas shume pak fluturime te realizuara’’.

Tuje Gara foli për masat mbrojtëse ndaj koroanvirusit që janë marrë në Aeroport, të cilat udhëtarët duhet t’ zbatojnë.

“Kemi vënë po ashtu masat për aeroport. Nënkupton që vetëm udhëtarët që udhëtojnë do të lejohen të hyjnë në terminal. Secili udhëtar në nisje do t’i matet temperatura, dhe në rast të temperaturës së lartë do të njoftohet IKSHP.  Udhëtarët do të mbajnë distancën 1.5 metër, ku kemi vendosur të gjithë shenjat. Sa i përket hapësirave pritëse në terminal, kemi aranzhuar edhe ulëse që udhëtarët mos të ulen përballë. Udhëtarët pa maska nuk do të lejohen të hyjnë  pa maska. Në hyrje të terminalit janë vënë pajisje ku do të dezinfektohen rrobat e tyre. Vetëm udhëtarët që kanë nevojë për shoqërues do të shoqërohen deri tek hapësira e sportelit”, tha Garaj.

Garaj tutje është shprehur se shpreson që Aeroporti i Prishtinës të hapet së shpejti me një vendim të qeverisë.

“Ne jemi operativ, jemi të hapur, mirëpo me lejimin e fluturimeve në arritje besoj që do jemi plotësisht operativ. Besojmë se së shpejti do të hapet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës”, deklaroi ajo. /21Media