Shumica e kryetarëve të komunave e bojkotuan takimin me Kurtin

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ftuan në takim kryetarët e komunave të Kosovës për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. Mirëpo, shumica e kryetarëve të komunave nuk morën pjesë pasi që Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës mori vendim unanim për mos-prezencë në këtë takim.
Largimi i AKK-së si përfaqësues i komunave në komitetin antiCOVID-19 ishte njëra ndër arsyet. (Përgatiti: Donika Osmani, Kamera: Lulzim Fana)./21Media

Back to top button